Rubin: Për Thaçin ka akuza por jo fakte

Rubin ka thënë se pret fakte, pasi që thotë se beson vetëm në atë që sheh.

Ai ndër të tjera ka thënë se do të jetë krenar për miqësinë me presidentin Thaçi 

Shikoni, unë mund të gjykoj vetëm atë që shikoj, mund të gjykoj vetëm ata që njoh. Sa herë një person përballet me akuza nga shërbimet sekrete, unë i pyes a keni ndonjë informacion të ri për akuzat që i janë bërë kundër Hashim Thaçit. Gjithmonë i pyes, sepse dua të di faktet. Dhe s’kam dëgjuar që këta njerëz të flasin për informacione të reja. Kam qenë në qeveri, dhe informacione të tilla gjithmonë kanë qenë thashetheme, asnjëherë s’janë konfirmuar. Nuk mendoj që njerëzit që lëshojnë akuza janë të saktë, unë pres fakte dhe besoj që do të jem krenar me miqësinë time me Hashim Thaçin edhe në ditët e sotme”, ka thënë Rubin

Ai ndër të tjera ka thënë se nuk e ka pritur që do të publikohet aktakuza kundër presidentit Thaçi, derisa veprimin e Prokurorisë Speciale e quan si veprim të çuditshëm. Ndërkohë dy vite më parë ishte bërë e ditur se Rubin ishte pjesë e kompanisë lobuese “Ballard Partners”, të udhëhequr nga Brian Ballard, një lobues i afërt me presidentin amerikan Donald Trump, të cilës presidenca e Kosovës ia kishte paguar një shumë prej 517 mijë e 198 euro në këmbim të shërbimeve të  konsulencës për Zyrën e Presidentit.