Rrëfimi nga COVID-19: Infermierja tregon përjetimet e saj derisa vdes nga pandemia

Se virusi duhet marrë shumë seriozisht tregon edhe videoja e cila u bë virale, ku shfaqet një infermiere e cila tregon betejën e saj me këtë pandemi për më shumë se një javë, transmeton Gazeta Metro.

Pamela, e cili nuk arriti t’i mbijetojë koronavirusit, tregon luftën e madhe që i është dashur të bëjë për ditë me rresht.

Ajo është vetëm një nga miliona viktima në mbarë globin, e disa nga ta madje nuk kanë arritur as të luftojnë shumë gjatë me këtë virus.

”Përshëndetje të gjithëve, sot kam ethe të cilat nuk po duken se do përfundojnë ndonjëherë, jam shtrirë në krevat dhe po pushoj, nuk dua të shkoj në emergjencë, dua të trajtohem në shtëpi.

Dita e dytë: Po ndihem shumë keq, kam dhimbje shpine, ethe që s’ndalen, por edhe nëse ndalen përsëri është një ndjenje parehatie.

Dita e tretë: Kam dëgjuar se dita e 9 është më e keqja. Jam e lumtur që jam mirë, deri tani.

Dita e katërt: Ora është 03:30, oh Zoti im, ethet më janë ndalur dhe po ndihem pak më mirë. Është ora 09:20 dhe ende nuk kam pranuar ndonjë vizitë nga infermierët ose praktikantët, edhe pse I kam thirrur për të marrë disa ilaçe kundër dhimbjes, por nuk ka ardhur askush.

Dita e pestë: Nuk e di cila ditë është, por po ndihem shumë keq. Disi po ndihem që nuk do mund të mbijetoj, Të lutem Zot më ndihmo.