Rrëfimi i Albin Kurtit për natën në burgun e Pozharevcit, kur ra Millosheviqi

Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka rrëfyer një natë të kaluar në burgun e Pozharecit në kohën kur pushteti i Sllobodan Millosheviq po binte në Serbi.

“Dëgjoheshin hapat e shpejtuar të gardianëve poshtë e lart. Na e ndalën edhe energjinë elektrike në pavilonin VI të burgut ‘Zabela’ në Pozharevc. Drejtoria nuk dëshironte që ne të dëgjonim radion. Beogradi ishte përfshirë nga demonstrata masive kundër Milosheviqit. Pozharevci ku ne shqiptarët mbaheshim rob lufte ishte vendlindja e tij.”, shkruan ai në Facebook.