Rexhep Selimi i kundërpërgjigjet Armend Zemajt

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se në Qeverinë Kurti ka pasë ditë kur numri i të infekturave me Covid-19 në vend ka qenë shumë i vogël dhe që ka rënë deri në zero

Selimi i ka kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, që t’ia thotë qoftë edhe një emër të pjesëmarrësve në tubimin e 12 qershorit që është infektuar me këtë virus.

“Ju dhe eprori juaj, Hoti, keni thënë se keni evidenca dhe emrat e aktivistëve. Ma thoni një emër që është infektuar, edhe privatisht, një person që është infektuar në atë protestë”.

“Habitem që flasim për Qeverinë Kurti,
ministrin Vitia dhe protestën e 12 qershorit., Meqë kjo protestë paska ndikuar të rritet numri e të infektuarve, a nënkupton kjo që si pasojë e kësaj edhe të gjithë këta kolegë këtu janë infektuar?”.

“Nuk po arrini ta tejkaloni veten dhe kohën për përgjegjësinë që keni. Po thoni se fajin Vitia dhe Qeveri Kurti që gjendja është pothuajse në kolaps