Real Madridi “mbreti i ri” i Spanjës, tifozët e Barcelonës “shpërthejnë” në lot

Skuadra e Real Madrid ka arritur të shpallet kampion i La Ligas.

Ata sonte mposhtën ekipin e Villarrealit me rezultat 2:1, duke siguruar kështu matematikisht titullin, transmeton Politikajashtme.com

Real Madrid thyen dominimin e Barcelonës në vitet e fundit në La Liga duke u bërë kampioni i ri i Spanjës.

Barcelona në anën tjetër u mposhtën nga Osasuna me rezultat 1:2.

“Los Blancos” janë shtatë pikë përpara Barcelonës, ku ka mbetur vetëm edhe një gjiro për t’u luajtur.