Shefi i kabinetit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliut – Bajram Gecaj, ka reaguar përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebooku, lidhur me përplasjet e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës dhe kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit.
Gecaj ka thënë se Isa Mustafa ja ka dhënë besimin Vjosës dhe jo e kundërta
Për të qenë korrekt, nuk i besove ti atij, por ai ty”, shkruan Gecaj në Facebook.
Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryetari i LDK’së, Isa Mustafa kanë shkëmbyer një sërë akuzash sot gjatë ditës. Vjosa Osmani përmes një shkrimi në Facebook është përkujdesur që ta quajë mashtrues e recidivist Shefin e LDK’së.
Osmani në statusin kushtuar Isa Mustafës në Facebook ka thënë se ai është humbës i shumëfishtë i zgjedhjeve dhe nuk ka guxuar të kandidojë për kryeministër kundër Kurtit përveç njërit në LDK duke mos përmendur emra.
Ndërsa shefi i LDK’së, Isa Mustafa i ka thënë Osmanit se është kopje e Kurti dhe se ajo është arsyeja pse LDK i humbi zgjedhjet