Raka: Koronavirusi do të jetë prezent deri në zbulimin e vaksinës

Mikrobiologu Lul Raka tha se koronavirusi do të jetë prezent derisa të zbulohet vaksina kundër tij.

Për këtë ai po thotë se është jetike respektimi i masave, ndërsa rritjen e numrave të infeksionit në Kosovë po e sheh si shumë shqetësuese.

Këto shifra janë brengosese për përgjegjësit në të gjitha nivelet. S’është koha e fajësimit. Këtu ka shumë faktorë, por tash është koha të kryejë secili përgjegjësinë e vet. Qytetarët e Kosovës e kanë për obligim t’i repsketojmë ato tri masa që i kemi thënë që nga fillimi”.

Raka tha se nuk u respektuan këto masa në bazë të numrave të rasteve që po raportohen.

“Këtu ka qenë edhe poenta e qasjes nuk do të duhej të ishte reaktive. Problemi më i madh sot është që kemi me pasë virusin deri në vaksinë. Numri i vendeve europiane të prekur kanë pasë përhapje masive në prill dhe maj, por një numër i vogël është prekur. Kur popullata është ende e ndjeshme duhet gjetur njëfarë balance mes uljes së numrave dhe ekonomis”, ka thënë ai për klanin.

Raka, që tanimë është kryesues i Bordit Këshillëdhënës në Luftën kundër Covdi-19, tha se muajt e fundit s’ka pasë ndalesa as prej popullatës dhe se gjithashtu ka pasë mangësi në zbatim dhe mbikqëyrje.

Mikrobiologu tha gjithashtu se lajmet e rreme të shpërndara kryesisht në Facebook rreth koronavirusit janë pjesë e procesit, por ai bën thirrje që informatat duhet të merren vetëm nga ekpsertët.