QEVERIA VENDOS QË T’UA DYFISHOJË PAGESËN E ASISTENCËS SOCIALE FAMILJEVE NË NEVOJË

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që për tre muajt e ardhshëm t’ua dyfishojnë pagesën e asistencës sociale.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica e ka dhënë lajmin e mirë përmes një postimi në Facebook.

“Në kuadër të zbatimin të programit për rimëkëmbje ekonomike, në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar kemi marrë vendim që të ndajmë 7 milion e 500 mije euro për dyfishimin e pagesës së skemës së asistencës sociale për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, e cila do të realizohet çdo muaj bashkë me pagesën e rregullt të kësaj skeme sociale”, ka shkruar Reçica.