Qeveria sot vendosi masa të reja, Hoti ka një paralajmërim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se masat e reja që hyjnë në fuqi nga nesër do të vlerësohen sërish, varësisht nga situata epidemiologjike pas dy javësh.

Kështu tha ai përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ku tha se vendimi i sotëm vjen si pasojë e rritjes së rasteve të infeksionit me koronavirus.

“Ky vendim do të vlerësohet brenda dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike, dhe do të vlej deri në një vendim tjetër.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Duke parë trendin në rritje të rasteve me #COVID19, sidomos gjatë javës që po e lëmë, sot kemi mbajtur një mbledhje online, ku kemi vendosur masa të reja për parandalim të përhapjes së #COVID19.

Ky vendim do të vlerësohet brenda dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike, dhe do të vlej deri në një vendim tjetër.