Qëllohet me armë zjarri, vdes reperi i famshëm

Reperi Lil Marlo ka vdekur pasi u qëllua në Atlanta.

Hetuesit besojnë se 30-vjeçari Rudolph ‘Marlo ‘Johnson, i cili u gjet i vdekur në makinën e tij, ishte viktima e një qëllimi në shënjestër, shkruan The Guardian.

Reperi amerikan i njohur si Lil Marlo ka vdekur, njoftoi  të dielën kompania e tij muzikore.

Music Control Quality njoftoi vdekjen e Rudolph “Marlo” Johnson në një postim në rrjete sociale, duke thënë se ai do të mbahet mend si “një njeri me talent të madh që nuk kishte frikë nga asgjë”.

Departamenti i policisë  në Atlanta lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se një burrë i quajtur Rudolph Johnson u vra të shtunën vonë në atë që hetuesit besojnë se ishte një gjuajtje në shënjestër.

Oficerët iu përgjigjën rastit ku gjetën një veturë në Interstate 285 në Atlanta rreth orës 11:30 të së shtunës natën dhe shoferin, i identifikuar më vonë si Johnson, i vdekur brenda automjetit të tij, thuhet në deklaratë.

“Në këtë kohë, hetuesit besojnë se viktima ishte shënjestra e synuar e armëve dhe ata po punojnë për të përcaktuar rrethanat që lidhen me të shtënat,” vazhdon deklarata.

Policia e identifikoi Johnson si 30 vjeç, ndërsa postimi në rrjete sociale nga Quality Control Music thotë se ai kishte lindur në vitin 1993. /Lajmi.net/