Presin në radhë për marrjen e rezultatit për Covid-19, kosovarët s’respektojnë distancën

Presin në radhë për marrjen e rezultatit për Covid-19, kosovarët s’respektojnë distancën

Numër i madh i qytetarëve mëngjesin e së hënës ia kanë mësyer Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për marrë rezultatet e analiza për Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Ata nuk kanë respektuar masat e marra nga Qeveria, për mbajtjen e distancës fizike.

Përderisa ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se rënia e numrit të të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19 i ka lehtësuar të gjithë, posaçërisht stafin shëndetësor, por akoma duhet shumë kujdes.

Zemaj më tej ka shtuar se vendim mund të kthehet në karantinë vetëm nëse e humbasin kontrollin e kujdesit.