Presidenti nuk ndahet prej zyrtarëve të PDK’së, aty edhe Grabovci

Abelard Tahiri, i ka bërë reklamë Presidentit Hashim Thaçi, i cili vazhdon të qëndrojë kryesisht me zyrtarët e PDK’së. Deputeti i partisë së tretë në Kosovë ka thënë se është krenar me themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e të pranishmëve shihet edhe Adem Grabovci, ish-zyrtar i PDK’së i njohur në aferën “Pronto”.

“Përgjithmonë krenar me brezin e njerëzve që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe përmes luftës për liri, e vunë në vend sakrificën dhe të drejtën e popullit tonë, për Kosovën shtet të pavarur e sovran”, ka shkruar Tahiri.