Politikani serb viztion Shkodrën, e quan “qytet të lashtë të Serbisë”

Vladislav Dajkoviç njihet si bloger malazezo-serb, aktivist dhe politikan. Ai ka qenë pak ditë më parë në Shkodër, ku ka bërë foto dhe thotë se ky qytet është serb.

Në një postim në Facebook, Dajkoviç ndër të tjera tha se Esat Pashë Toptani i ka dorëzuar stërgjyshit të tij çelësat e Shkodrës, kur ky qytet u sulmua nga malazezët.

Sot vizitova qytetin e lashtë serb të Shkodrës në Serbi”, – tha ai.

“Jam i lidhur me këtë qytet nga një traditë e veçantë familjare, sepse Esad Pasha i dorëzoi çelësat e qytetit gjyshit tim gjatë çlirimit malazez të Shkodrës”.  Si stërnip i Luka Sutovo Dajković, unë gjithmonë ndihem mirë në këtë qytet, por gjithashtu kujtoj me trishtim mësimin e këngëve serbe, të tilla si “Zidanja Skadra na Bojani” në shkollat tona”, – tha ai.