Policia jep detaje për vrasjen në Fushë Kosovë, dyshohet se djali vrau babanë me mjet të mprehtë

Sot rreth orës 16:50 ka ndodhur një vrasje tragjike në Fushë Kosovë, ku dyshohet se i një person i moshës 40 vjeçare me mjet të mprehtë e ka vrarë babanë e tij të moshës 72 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe nga aty është konfirmuar se i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasje tashmë është arrestuar.null

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka dhënë detaje për vrasjen në Fushë Kosovë, për të cilën dyshohet se djali me probleme mendore ka vrarë babain e tij.

“Rreth orës 16:50 ka pranuar një informacion për një vrasje e cila ka ndodhur në një shtëpi private në Fushë Kosovë. Njësitet relevante të policisë menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar që një trup i pajetë gjendet aty. Menjëherë në vend kanë dalë edhe njësitet e forenzikës dhe njësitet hetimore. Po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes edhe prokurori kujdestar”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

A i tha se falë reagimit të shpejtë të Policisë, në vendin e ngjarjes është arrestuar një person i dyshuar,  rreth 40 vjeçari.

“Sipas informacioneve fillestare mosha e viktimës është rreth 72 vjeçar, dhe ekziston dyshimi fillestar se viktima dhe i dyshuari janë në lidhje familjare. Rasti është cilësuar si vrasje e rëndë dhe janë duke u kryer hetime intesive për të sqaruar rrethanat.

“Dyshohet se në kryerjen e aktit, është përdorur një mjet i mprehtë. Pas hetimeve të plota mund ta dimë sigurt. Çdo informacion e japim pas raporteve të të gjitha konfirmimit të saktë të ngjarjes”, përfundoi ai. /Telegrafi/