Përplasja me Vetëvendosjen në komision, deklarohet Agim Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu nuk arritur të përfundojë raportimit e tij në Komisionin për Pune të Brendshme.

Kjo pasi koha e paraparë për raportim nga prej 45 minutash është kundërshtuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Ky kundërshtim i Selimit ka ngjallur mospajtime mes anëtarëve të tjerë të këtij komisioni, gjë që rezultuar në ndërprerjen e mbledhjes së komisionit.

Këtë situatë të nxituar nga Selimi, ministri i brendshëm e ka cilësuar si tendencioze.

Ai ka thënë se me kohë ka informuar anëtarët e komisionit që për shkak të mbledhjes së Qeverisë nuk mund të qëndrojë më shumë

Mua mu duk se ishte tendencioze nga ana e Vetëvendosjes. Ata prej fillimit filluan për çështje që nuk janë të rëndësishme me u diskutu. Unë me kohë e kam informuar komisionin se koha ime është limituar për shkak të mbledhjes së Qeverisë, dhe ata e kanë pasur mundësinë që të vendosin se a do të mbahet kjo mbledhje apo ta caktojmë në një datë tjetër. Nuk më kanë informuar asgjë”, tha Veliu.

Nga, ana tjetër Kryetarja e Komisionit të Brendshem, Fatmire Kollçaku nga VV-ja, ka thënë se pas njoftimit të ministrit se ai nuk mund të qëndrojë më shumë se 45 minuta, kanë kërkuar që ai të vijë në ora 9:00, por sipas saj ministri ka gjetë arsye tjetër duke thënë se ka kohë vetëm 45 minuta.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu nuk arritur të përfundojë raportimit e tij në Komisionin për Pune të Brendshme, raporton Ekonomia Online.

Kjo pasi koha e paraparë për raportim nga prej 45 minutash është kundërshtuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Ky kundërshtim i Selimit ka ngjallur mospajtime mes anëtarëve të tjerë të këtij komisioni, gjë që rezultuar në ndërprerjen e mbledhjes së komisionit.

Këtë situatë të nxituar nga Selimi, ministri i brendshëm e ka cilësuar si tendencioze

Ai ka thënë se me kohë ka informuar anëtarët e komisionit që për shkak të mbledhjes së Qeverisë nuk mund të qëndrojë më shumë.

“Mua mu duk se ishte tendencioze nga ana e Vetëvendosjes. Ata prej fillimit filluan për çështje që nuk janë të rëndësishme me u diskutu. Unë me kohë e kam informuar komisionin se koha ime është limituar për shkak të mbledhjes së Qeverisë, dhe ata e kanë pasur mundësinë që të vendosin se a do të mbahet kjo mbledhje apo ta caktojmë në një datë tjetër. Nuk më kanë informuar asgjë”, tha Veliu.

Nga, ana tjetër Kryetarja e Komisionit të Brendshem, Fatmire Kollçaku nga VV-ja, ka thënë se pas njoftimit të ministrit se ai nuk mund të qëndrojë më shumë se 45 minuta, kanë kërkuar që ai të vijë në ora 9:00, por sipas saj ministri ka gjetë arsye tjetër duke thënë se ka kohë vetëm 45 minuta.

“Unë si kryetare nuk kam mundur të marr vendim arbitrar dhe disa deputetë kanë kërkuar që ministri të vijë”.

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka thënë se sot me tendencë u pamundësua raportimi i ministrit.

Këta kanë tendencë, dhe kjo u pa edhe dje në Komisionin për Punë të Jashtme”, ka thënë Musliu.