PDK kundër Ahmetit që hyrja në Prishtinë të jetë me pagesë: Taksa prej 10 eurosh s’mund të jetë shpëtimtare

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, po e kundërshton idenë e Shpend Ahmetit për ta bërë me pagesë hyrjen me vetura, në kryeqytet.

Deputetja Eliza Hoxha, përmes një konference për media tha se taksa e cila është menduar të jetë 10 euro, nuk mund të jetë shpëtimtari i Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Shumë qytete të mëdha e aplikojnë por taksa është hapi i fundit në menaxhimin e rrezikshmërisë të një qyteti. Prishtina vazhdon të mbetet pika kryesore për arsye të shkollimit e të pushtetit”.

“Duke mos pasur parkingje të shumta, bllokojnë trotuaret dhe ajri i ndotur është problem tjetër, po ashtu edhe shumë projekte të parealizuara qe kryeqytetin e kanë sjellë para një kolapsi dhe taksa nuk mund të jetë shpëtimtari i kryeqyteti”, tha ajo.

Ndërsa, zyrtari i lartë i kësaj partie, Bujar Cakolli ka thënë se qeverisja e Shpend Ahmetit ngjason me atë të Ismet Beqirit