Pacolli: Ideja për një Qeveri me bazë të gjerë u keqkuptua dhe u keqpërdor

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se ideja e tij për një Qeveri me bazë të gjerë është keqkuptuar pjesërisht, dhe madje edhe është keqpërdorur.

Sipas Pacollit, argumenti i tij lidhet me përgatitjet e Serbisë për ta vendosur Kosovën në arenën ndërkombëtare në një situatë të palakmueshme diplomatike.

Serbia pretendon se do të ofrojë një zgjidhje të guximshme, të përhershme dhe paqësore për çështjen e Kosovës. Për këtë arsye, ajo po përgatit një platformë e cila do të dialogohet e debatohet në shoqërinë dhe institucionet serbe, si sqaroi para do kohësh Presidenti serb Vuçiq në një shkrim autorial të tij në Blic”.

Më poshtë mund ta lexoni sqarimin e plotë të tij në Facebook: