Oriola Marashi i bën thirrje ‘Apple’: Jepi Kosovës të drejtat e saj

Oriola Marashi i është bashkuar nismës drejtuar kompanisë “Apple”.

Një nismë e nisur për kompaninë “Apple” ka bërë shumë shumë edhe jashtë trojeve shqiptare, shkruan lajmi.net.

Shqiptarët kudo kanë bërë thirrje për kompaninë “Apple” që ta vendosë Kosovën në hartën e saj.

Madje, këngëtarja Dua Lipa është ‘kryqëzuar’ nga serbët pas postimeve që i bëri lidhur me këtë nismë, pasi e cilësonin si provokim.

Modelja Oriola Marashi, përmes një postimi kërkon që të nënshkruajnë peticionin dhe i bën thirrje kopanisë që t’ia japë Kosovës të drejtat e saj.

“Apple, jepi Kosovës të drejtat e saj!!! Që prej deklarimit të pavarësisë së saj më 2008, Kosova ka fituar të drejtat të jetë jetë shtet sikurse shtetet e tjera të botës! Apple e bëri Kosovën të duket si pjesë e Serbisë dhe i zhduku kufijtë e Kosovës. Kosova është dhe gjithmonë do të jetë shtet i pavarur. Apple, po mendoja se ti do ta ndryshoje atë dhe se ishte vetëm një gabim, por kjo po zgjatet shumë. #Kosovaelirë, jepi këtij shteti të drejtën që të njihet si shtet i pavarur ashtu sikurse të tjerët!!!”, thuhet në postimin e saj. /Lajmi.net