Një qytetar “barrikadohet” para xhamisë: Jam përgatit me vdekë, xhamia ka me u ndërtu

Pas pak minutash, do të protestohet kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.


Derisa pak qytetarë i janë përgjigjur deri më tani thirrjes për të protestuar, aty ka dalë edhe një person që është kundër kësaj proteste, shkruan Reporteri.

Ai është përplasur me policinë, derisa ka thënë se është i gatshëm të vdesë që kjo xhami të ndërtohet.

“Sot jam ardhë qetu, përndryshe jam i përgatit me Vdekë. Nuk jam ardhë me shit fall, po boll oshtË boll, jam përshëndet me gru edhe me fëminë jam ardhë për qet punë. Unë rri qetu u kry ky muhabet”, shtoi ai.

Ndryshe, protesta e paralajmëruar për në orën 11:00, ende nuk ka filluar