Një 13 vjeçar në mesin e viktimave nga koronavirusi në Prishtinë

Ndonëse nuk dihet se kur i njëjti ka ndërruar jetë, se ai është në mesin e viktimave e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan lajmi.net.

Ky i fundit ka publikuar emrat e viktimave nga koronavirusi, teksa aty vërehet edhe një person që ka lindur në vitin 2007.

Të njëjtit, Ahmeti nuk ia ka publikuar emrin, por vetëm inicialet: A. Gj – 2007.

Postimi i plotë:

Viktimat nga Covidi nuk janë statistika.

Janë bashkëqytetarë tonët qe e kanë humb betejën me këtë sëmundje të rrezikshme.

Sot përveq që duam ti përkujtojmë secilin prej tyre – qytetarë të Komunës tonë, apeloj nga zemra tek secili prej jush ti përmbaheni tri rregullave të thjeshta Distanca, Duart, Maska.

Kjo është mbrojtja më e mirë dhe siguria që kjo listë të mos shtohet. Mbrojtje më e mirë se çfarëdo strategjie politike e kujtdo.

Ngushëllime të gjitha familjeve e shpresoj që asnjë familje të mos e ndjej dhembjen që ju keni tani.

#DiatancaDuartMaska

Selim Nuzaj 1961
Gëzim Ramadani 1964
Avdi Gashi 1940
Sabrie Sejdiu 1961
Hajrije Rrecaj 1957
Faik Gashi 1949
Sali Simnica 1948
Hazir Vula 1945
Sadik Lubovci 1944
Fazile Krasniqi 1949
Sabit Hyseni 1954
Ramiz Ferati 1947
Hetem Fazliu 1933
Liman Dibra 1961
Fatmir Kameri 1979
Zyla Demolli 1942
Nazmi Haziri 1954
Selim Rama 1945
Fazli Syla 1935
Hasan Maloshi 1949
Arife Jakupi 1943
A. Gj. 2007
Hamir Kasabaqi 1947
Mehdi Krasniqi 1947
Imer Aliu 1948
Azemine Berisha 1936
Latif Kryeziu 1949
Ismajl Zhilivoda 1950. /Lajmi.net/