Nesër seancë e jashtëzakonshme në Kuvend: Pritet që të votohet Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

Kuvendi i Kosovës e ka konfirmuar se nesër në ora 10:00 do të mbahet seanca e Kuvendit ku në rend dite është votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për rimëkëmbjen ekonomike COVID-19,

Nesër në ora 10:00 do të mbahet seanca e Kuvendit ku në rend dite është Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike Covid-19.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme u bë nga shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi në emër të deputetëve nënshkrues me këtë arsyetim “Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij Projektiligji për t’i dalur në ndihmë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me gjendjen më të cilën po përballet e gjitha bota e edhe vendi ynë, është në interesin e qytetarëve e qytetarëve që ky Projektligj të votohet. Në këto kushte, ne, deputetët nënshkrues, kërkojnë mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për të shqyrtuar këtë cështje”.

Pas kësaj seance të jashtëzakonshme, në ora 11:00 fillon seanca plenare.

Ku pikat e rendit të ditës janë:

  1. Votimi i Projektligjit nr. 07/L-034 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
  5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019,
  6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019,
  7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019,
  8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019,
  9. Interpelancë me Kryeministrin e Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike.