Në Zelandën e Re legalizohet Eutanazia

Zelanda e Re ka votuar për të legalizuar eutanazinë në atë që aktivistët e quajnë “një fitore për dhembshurinë dhe mirësinë”.

Rezultatet paraprake të referendumit treguan se 65.2% e votuesve mbështetën hyrjen në fuqi të Ligjit për Zgjedhjen e Fundit të Jetës 2019 si një ligj i ri.

Kjo do t’u lejojë personave të sëmurë terminalë, me më pak se gjashtë muaj jetë, mundësinë për të zgjedhur vdekjen e asistuar nëse miratohet nga dy mjekë.

Për kundërshtarët e tij, ligjit nuk ka masa mbrojtëse adekuate.

Rezultatet e njoftuara të premten nuk përfshijnë rreth 480,000 vota të veçanta, përfshirë fletëvotimet jashtë shtetit, kështu që rezultati përfundimtar nuk do të konfirmohet deri më 6 nëntor. Por me një mbështetje kaq të fortë, vendimi nuk pritet të ndryshojë.

Referendumi është i detyrueshëm dhe ligji pritet të hyjë në fuqi në nëntor 2021.

Zelanda e Re të bashkohet me një grup të vogël vendesh, përfshirë Hollandën dhe Kanadanë, të cilat lejojnë eutanazinë./Insajderi.com

BBC News