Në rastin ndaj Salih Mustafës, Prokuroria do të thërrasë 16 dëshmitarë

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është mbështetur në 5 dëshmitarë për t’i ngritur akuzat kundër ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës.

Prokurori i Specializuar tha se në këtë fazë, Prokruroria e Specializuar mbështetet në këta 5 dëshmitarë. Ai ka shtuar se kanë ndërmend që edhe gjatë gjykimit të mbështeten në këta dëshmitarë.

“Janë edhe disa hapa që duhet t’i kryejë Prokuroria. Si rezultat i kësaj, ekzistojnë gjasa që në të ardhmen të nxiren edhe prova të tjera…. Hapat hetimor të mbetur do të përfshihen në fazën fillestare të kësaj procedure paraprake… Zyra e Prokurorit të Specializuar në këtë fazë mbështetet në 5 dëshmitarë për qëllimet e aktakuzës së konfirmuar dhe ka ndërmend që të mbështetet në këta 5 dëshmitarë edhe gjatë gjykimit”, ka thënë prokurori.

Ai ka shtuar se parashikojnë që listës së dëshmitarëve t’i shtohen edhe 11 të tjerë, ndërsa tha se numri mund të ndryshojë varësisht nga rrethanat. Ai shtoi se Prokruroria do t’i thërras 16 apo edhe më shumë dëshmitarë kundër Salih Mustafës.

“Prokuroria parashikon që kësaj liste t’i shtojë edhe 11 dëshmitarë të tjerë, edhe pse ky numër mund të ndryshojë varësisht nga rezultati i hapave hetimor të mbetur.Prokuroria sigurisht do të thë rrasë 16 dëshmitarë ose edhe më shumë”, tha prokurori.