Në Kosovë 35 euro, ky vend dënon me 400 euro të gjitha ata që nuk mbajnë maskat

Derisa në Republikën e Kosovës dënohesh me 35 euro për mosvendosjen e maskës në Itali masat janë shumë më të rrepta, dënimet gjithashtu, shkruan Gazeta Metro.

Mosvendosja e maskët në territorin e shtetit italian do t’ju kushtojë hiq më pak se 400 euro. Por, jo vetëm kaq, në Itali dënimet shkojnë nga 400 deri ne 1000 euro për ata që nuk mbajtën maska edhe në ambiente të hapura.

Drafti i projektligjit që parashikon një gjë të tillë, përjashton nga ky detyrim fëmijët e moshës nën 6-vjeç, individët që bëjnë aktivitet fizik apo njerëzit me patologji të cilat nuk ia lejojnë përdorimin e maskës. Edhe më të ashpra janë masat për ata që shkelin karantinën.

Këta persona do të ndëshkohen me 500 deri në 5000 euro gjobë e rrezikojnë dhe arrestimin nga 3 deri në 18 muaj.

Lokalet që nuk respektojnë normat sanitare kërcënohen nga gjoba deri në 1000 euro dhe mbyllje të biznesit nga 5 deri në 30 ditë. Italia regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 2.600 raste të reja dhe 28 vdekje.