NË “FORUMIN E LIDERËVE” VETËM LDK, AAK DHE AKR

Derisa po kalon ora e parë e takimit të paraparë të kryeministrit, Avdullah Hoti me liderët politikë, atij i janë përgjigjur pozitivisht vetëm përfaqësues të AAK-së dhe AKR-së. Derisa ende nuk janë parë duke hyrë në objektin qeveritar zyrtarë nga Nisma.

Partia e Ramush Haradinajt ka dërguar për këtë takim, Ahmet Isufin dhe ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.

Kurse për këtë takim ka ardhur edhe nënkryetari i LDK-së, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Forumin e ashtuquajtur të liderëve, më herët gjatë ditës e kanë refuzuar dy partitë opozitare, LVV dhe PDK.

Ky takim po mbahet me qëllim të informimit të partive politike nga ana e kryeministrit Avdullah Hoti rreth Samitit të Parisit dhe rifillimit të dialogut