Ndahet nga jeta në moshën 54 vjeçare aktori i humorit shqiptar

Ndahet nga jeta në moshë të re humoristi i njohur shkodran Anton Krosaj. 54 vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh, e cla i ka marrë jetën.

Pas lajmit për vdekjen e tij, artistë të shumë e bashkëpunëtorë të tij kanë shprehur ngushëllime për familjen.

Jetëshkrim i shkurtër:

Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqje dhe luajti shumë role ne shfaqjet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003.

Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth. Me estradën profesioniste ka luajtur ne komeditë :

O vajzën o komunën
Vëllai nga babai
Surpriza
Big Brother Shkodra 1
Big Brother Shkodra 2
Martesë me Intenet
Zef Deda Shoë 3
Bujar Qamili Shoë 2
Lumturi në Fukarallek
Je Shkodran në qoftë se
Humor me shkolle te mesme etj.

Ka vene në skenë 3 shfaqe për fëmijë :

Gëzuar 2015
Gëzuar 2016
Pranverë për fëmijë