Nagavci e VV-së flet për Specialen, përmend veç emrin e Selimit, jo edhe të Thaçit, Veselit e Krasniqit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në hapje të seancës plenare ka folur për zhvillimet e Speciales, në veçanti për Rexhep Selimin i cili dje u paraqit para Gjykatës Speciale.

Nagavci e cila përmendi vetëm emrin e Selimit, por jo edhe Thaçit, Veselit e Krasniqit, ndërsa tha se dita e 5 nëntorit ishte e rëndë për vendin.

“Si Lëvizje jemi të bindur se UÇK-ja ishte dhe mbetet përpjekje e drejtë për çlirim. Lufta e saj ishte e pastër, UÇK do të mbetet emblema e lirisë së vendit. E rëndë ishte dita e 5 nëntorit, por lufta e drejtë për liri nuk do të njolloset dhe do të dëshmohet pastërtia e luftës nga z.Selimi dhe me shokë. Do të dëshmohet lufta e UÇK-së dhe do të faktohet se Serbia ka kryer krime në Kosovë”, tha Nagavci,

Ajo shtpi se padrejtësia e kësaj gjykate do të jetë e përkohshme.

“Dalshi faqebardhë edhe nga ky process”, tha ajo.