Mushkolaj për Vjosa Osmanin: Suksesi më i madh i saj do të ishte nëse arrin ta kalojë pragun


Analisti Imer Mushkolaj ka folur në emisionin Frontal të T7 rreth pozitës së Vjosa Osmanit në LDK dhe mundësisë që ajo të krijojë një iniciativë të re, raporton Express

Mushkolaj ka deklaruar se nëse Vjosa Osmani do ta krijojë një iniciativë të re, do të ketë rrezik të mos e kalojë pragun zgjedhor.

“Le ta krijojë një iniciativë, ose të bëhet vetvetja në deklarimet që bën. Por besoj se kjo e dëmton në marrjen e votave. Suksesi më i madh i saj do të ishte nëse do të arrinte ta kalonte pragun. Këtë po e them duke e njohur profilin e votuesve të LDK’së. Sado nuk pajtohen me liderin, janë kritikë, shajnë, por prapë e votojnë, “veç edhe kësaj here LDK””, ka deklaruar Mushkolaj.

Mushkolaj tha se pajtohet me Vjosa Osmanin për çështjen e mbajtjes së parimeve, gjë për të cilën kritikon LDK’në.

“Sidoqoftë pajtohem me Osmanin që i ka mbajtur parimet e veta, por LDK’ja nuk i ka mbajtur, qoftë me koalicionin me AAK’në e qoftë edhe me koalicionin që po do ta bëjë me PDK’në”, ka thënë Mushkolaj./Express/