Një vajzë e vogël është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e shkaktuara prej tërmetit të fuqishëm në Izmir të Turqisë.
Ajo ka arritur të mbijetojë 3 ditë brenda rrënojave të banesës së saj, shkruan Evening Standard.
Gjatë kërkimeve të zjarrfikësve, ajo ia ka kapur gishtin atij për t’i treguar se është ende gjallë.
Ndryshe, numri i viktimave nga tërmeti në Turqi arriti të hënën në 79. Tërmeti ka goditur të premten, duke dridhur edhe pjesë të Greqisë.
Autoriteti për Sëmundje dhe Emergjenca i Turqisë tha se mbi 960 njerëz janë plagosur në tërmet.
