Momenti kur ndodhi përplasja mes Kujtim Gashit dhe Gazmend Gjyshincës (Video)

Jane siguruar pamje të kamerave nga korridori i Kuvendit të Kosovës, aty ku dje u pretendua nga Lëvizja Vetëvendosje se dy deputetët e LDK’së, Kujtim Shala e Arben Gashi, sulmuan fizikisht deputetin e tyre, Gazmend Gjyshinca. Sipas deputetit të VV’së, ata i kanë shkaktuar edhe lëndime fizike, të cilat tha se mund t’i dëshmojë me raportin e mjekëve. Por, në bazë të videove të siguruara nga Gazeta Express, shihet se aty s’ka ndodhur kurrfarë sulmi fizik.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit, e ku ishte thirrur për raportim Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, kishte kaluar me tensione mes deputetëve.

Kryesisht, akuza e kundër-akuza kishin shkëmbyer deputetët e LDK’së, Kujtim Shala e Arben Gashi me deputetin e Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshincën

ensioni kishte vazhduar edhe pasi që ishte mbyllur mbledhja e Komisionit.

Lëvizja Vetëvendosje thirri konferencë të jashtëzakonshme për media, pas mbledhjes, në të cilën folën Fitore Pacolli dhe Gazmend Gjyshinca, përderisa në sfond të tyre ndodhej një auto-ambulancë.

Autoambulanca ishte thirrur nga Grupi Parlamentar i VV’së për t’i dhënë ndihëmën e parë deputetit Gjyshinca.

Sipas deputetëve të VV’së, pas mbledhjes, Kujtim Shala e Arben Gashi kanë sulmuar fizikisht deputetin Gjyshinca. Madje, ata thanë se për ta dëshmuar këtë dhunë mbi krahun e djathtë të deputetit, kanë dëshmi të mjekëve.

Kjo u demantua pas disa orëve nga Shala e Gashi, por megjithatë, kjo ngjarje u bë ngjarja kryesore e ditës së djeshme.

Gazeta Express ka arritur ta sigurojë këtë video, ku shihet momenti i përplasjes verbale mes deputetëve, por në asnjë moment nuk duket që dikush ta ketë sulmuar fizikisht deputetin Gjyshinca.

Ajo që shihet është se pasi që Gjyshinca del nga salla e mbledhjes së Komisionit, Kujtim Shala i afrohet me shpejtësi duke i thënë diçka, por jo duke e sulmuar fizikisht. Pastaj aty bëhet rrëmujë dhe deputetët e LDK’së, Kujtim Shala, Arben Gashi e Doruntinë Maloku largohen nga korridori; aty ku ata po prisnin për ta takuar Alush Gashin, Këshilltarin e Kryeministrit Hoti.

Shikojeni pamjet :

Pamje, momenti kur dy deputët e LDK-së, Kujtim Shala dhe Arben Gashi përplasen me deputetin e LVV-së, Gazmend Gjyshincën

Posted by IndeksOnline on Wednesday, July 29, 2020