Ministri Zemaj fton për të bashkëpunuar rreth koronavirusit Arben Vitinë dhe Uran Ismailin

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kumtuar edhe një herë lajmin se është bërë themelimi i Bordit të Këshilldhënies në kuadër të luftës kundër pandemisë Covid-19. 

Ai ka thënë se ky bord do të udhëhiqet nga mikrobiologu Lul Raka, ndërsa do të jetë i përbërë nga plot 11 anëtarë të fushave të ndryshme.

Më tej, ai ka treguar edhe detyrat e këtij bordi, ndërsa ka theksuar që aty do të ftohen për këshilldhënie edhe katër ish ministrat e fundit të Shëndetësisë, z.Ferid Agani, z.Imet Rrahmani, z.Uran Ismaili dhe z.Arben Vitia.