Marrëveshja e Asociacionit: Isa Mustafa zbulon letrën që ia kishte dërguar Mogherini

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka publikuar një letër që kishte marrë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Frederica Mogherini, në vitin 2015, gjatë kohës që ai ishte në postin e kryeministrit dhe takimit që kishin në lidhje me krijimin e një Marrëveshje mbi Parimet e Përgjithshme, ku pjesë e saj ishte edhe çështja e asociacionit, shkruan Gazeta Metro.

Letra e cila i përkiste vitit 2015, tregonte se për themelimin e Asociacioni/ Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, në harmoni me Marrëveshjen e Parë dhe ligjet e Kosovës – nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive.

Në letrën që Mustafa publikoi para pak minutash, e që kishte ardhur nga Frederica Mogherini shkruhej:

“Në konekstin e diskutimit tonë për themelimin e Asociacioni/ Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, dua të konfirmoj se është kuptim i BE-së, se Asociaciono/Bashkësia – në harmoni me Marrëveshjen e Parë dhe ligjet e Kosovës – nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive. BE, në ushtrimin e rolit të tij si fascilitator i dialogut Prishtinë-Beograd do të vazhdojë të monitorojë respektimin dhe implemenrimin nga të dy palët të Marrëveshjes së Parë dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialog”.

Mustafa në postimin e tij tha se kjo letër sot iu ishte prezentuar edhe Lajcakut, në takimin që ata zhvilluan së bashku.

Tutje në postim ai tha se këtë letër nuk e kishte bërë publike në kohën kur akuzohej nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera opozitare për këtë marrëveshje, duke thënë se akuzat nga këto parti i kishte cilësuar si të pabaza.

‘’Dua të theksoj se këtë letër nuk e kam bërë publike në kohën kur akuzohesha nga VV dhe partitë e tjera të opozitës për këtë marrëveshje, sepse ato akuza i kam konsideruar të pabaza dhe vetëm si një kauzë politike kundër Qeverisë që e drejtoja’’, thuhet në postimin e Isa Mustafës.