Labi apel policëve: Mos i dënoni qytetarët për maska se është turp, ky është një vendim i padrejtë nga qeveria

Labinot Tahiri është pa diskutim ndër personazhet më të diskutuar muajve të fundit në media dhe rrjetet sociale për sa i përket deklaratave të tij lindur me pandeminë COVID-19.

Mes thirrjeve të vazhdueshme ndaj qeverisë për zbutjen e masave dhe lejimi ne mbajtjes së koncerteve, Labi duket se kësaj radhe po apelon edhe për diçka tjetër.

Në një status të gjatë të bërë në rrjetin social Facebook, këngëtari dhe ish-deputeti iu drejtohet policëve të Kosovës me kërkesën që të mos dënojnë qytetarët për mos-mbajtje të maskës.