Ky është shteti që ka shënuar vdekjen e parë nga COVID-19

Vdekja e parë nga COVID-19 ka ndodhur në Ugandë.

Uganda ka regjistruar vdekjen e saj të pare nga Covid-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit, raporton Cnn

Seychelles dhe Eritrea tani janë vendet e vetme në Afrikë që nuk kanë raportuar një vdekje nga Covid-19, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.

Pacientja ishte një grua 33-vjeçare Ugandane, nga rrethi Namisindwa, e cila u pranua në spital më 15 korrik dhe u trajtua për pneumoni të rëndë pasi vuajti simptomat Covid-19.

Ajo vdiq në 21 korrik, tha Ministria e Shëndetësisë në Twitter të enjten.

Deri më tani 30 nga kontaktet e saj janë gjurmuar dhe vendosur nën karantinë nga autoritetet lokale të shëndetësisë, tha ministria. Ata do të monitorohen për 14 ditë dhe do të testohen për virusin. /Lajmi.net