Ky është Drejtori i ri i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës

Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganës së Kosovës është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të ri të Përgjithshëm të këtij institucionit, Bajram Rexha,

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Dogana e Kosovës.

“Sot në Drejtorin e përgjithshme të Doganës së Kosovës u mbajte ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës nga ish U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm z. Ibrahim Xhaka tek U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm z. Bajram Rexha.

Me qëllim të zbatimi të vendimit 212/2020 të datës 16 tetor 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht të Kryeministrit sot në Doganën e Kosovës është organizuar ceremonia zyrtare e pranim dorëzimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm. “, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që Hoti javën e kaluar ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.

Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës