Kryetari i VV-së, Albin Kurti, sot ka thënë se sa ishte në Parlament e ka kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale dhe po të ishte Vetëvendosje në pushtet do të mbroheshin luftëtarët e UÇK-së.
“Thaçi bashkë me udhëheqësit e LDK-së e krijuan Gjykatës Speciale. Sot nuk mund ta ndalim atë Gjykatë. Po të jetë në Qeveri Vetëvendosje do t’i mbronim luftëtarët e UCK-së”, ka thënë ai, duke akuzuar Qeverinë dhe Presidencën se askush s’po i mbron luftëtarët e UÇK-së.
Ndaj kësaj deklarate të Kurtit ka reaguar ish-shoku i tij i idealit, tani kryetar i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se “ata që pyesin për fajtorët e djeshëm, e duan Gjykatën sot”,
Molliqaj ku citon Adem Demaçin i cili kishte thënë: “kurrë nuk është vonë me u koritë”.
Postimi i plotë i Molliqajt: