Kurti përgëzon policët për aksionin në Karaçevë, konfirmon se nuk dha leje për ndërhyrje sa ishte Kryeministër

Ish-Kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar mendjen për aksionin në Karaçevë. Tash si opozitar po e mbështetë aksionin e Policisë që ishte paralajmëruar nga Ministri i Brendshëm Agim Veliu.

“Fillimisht më lejoni të përgëzoj policët që morën pjesë mbrëmë në Karaçevë të Dardanës. Tash duhet të vazhdojnë në hallkat tjera të drejtësisë”, ka thënë Kurti, në një konferencë për media.

“Fillimi nuk është përfundim”, ka shtuar ai.

Ish-Shefi i Qeverisë ka thënë se duhen aksione edhe në Prishtinë në luftë kundër korrupsionit.

“Nëse ky i mbrëmshmi ka qenë krim i madh e i organizuar, atëherë, dua të them se e kanë kapur vetëm për bishti,. Koka e këtij krimi është diku tjetër, mbase në Prishtinë”, ka thënë Kurti.