Kurti: Ministri Zezaj i qeverisë Koti po u kanoset qytetarëve me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj si “ministri Zezaj i qeverisë Koti”, për të cilin tha se po u kanoset qytetarëve të cilët i ka shpallur të pabindur.

Kurti tha se gjendjen e jashtëzakonshme, Qeveria aktuale po do t’ia shpallë popullit, pasi siç tha ai sistemi shtetëror në përgjithësi nuk ka dështuar.

“Ministri Zezaj i qeverisë Koti po ju kanoset qytetarëve të cilët tashmë i ka shpallur të pabindur e të padisiplinuar. Pra, gjendjen e jashtëzakonshme po duan t’ia shpallin popullit. Por, ne e dimë që sistemi shtetëror, në përgjithësi, nuk ka dështuar, dhe se dështimi ka emra të përveçëm individësh. Nuk kanë dështuar policia apo mjekësia, por ministrat dhe qeveria”, tha Kurti përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook. /Telegrafi/