Një person në Prishtinë është duke ngacmuar gratë dhe vajzat të cilat po takon gjatë ecjeve në qytet. Sipas qytetarëve ai po i ndjek ato, madje edhe ju tregon organin gjenital, shkruan Gazeta Metro.
Në faqen e Facebook’ut ‘Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë’, është publikuar fotografia e një personi, ku sipas kësaj faqe i njëjti po ngacmon femrat seksualisht në kryeqytet.
Personi në fotografi sipas faqes, po nxjerr organin gjenital në publik dhe po ndjek vajzat dhe gratë që kalojnë afër tij.
Fotografia e cila është bërë sot në kampusin e Universitetit të Prishtinës, shihet personi në fjalë me dukës dhe duke pirë cigare.
