Kryeministri flet nga Brukseli, ka një përgjigje për kritikuesit

Kryeministri Avdullah Hoti ka komentuar kritikat të cilat shkuan sot në adresë të tij sa i përket përfaqësimit të Kosovës në dialogun me Serbinë.

”Unë përfaqësoj Kosovën në procesin e dialogut bashkë me partnerët e koalicionit duke mbajtur të informuar gjithë spektrin politik”, është shprehur Hoti pas përfundimit të takimit me Vuçiqin.

Kjo përgjigjie e tij erdhi pasi ai u pyet lidhur me akuzat se ai në mënyrë joligjore mori pjesë në dialogun përballë Presidentit Aleksandar Vuçiq, në të cilin ishte paraparë të merrte pjesë Presidenti Hashim Thaçi