Kosovarja që po na bën krenarë, bëhet kadete e US ARMY

Argjenta Bursnt, kosovarja nga Gjilani tashmë 4 muaj është bërë pjesë e forcave amerikane.

Ajo ishte shpërrngulur në Amerikë gjatë vitit 2013 dhe vitin e kaluar mori edhe nënshtetësinë amerikane.

“Jam kadete në US Army qe 4 muaj, dëshira për t’i shërbyer shtetit amerikan më ka bërë t’i bashkohesha ushtrisë”, ka thënë ajo në një prononcim për IndeksOnline.

“Amerika ka qenë dhe vazhdon të jetë mikja më e mirë e shqiptarëve që nga lufta dhe pas saj. Kam ëndërruar për këtë ditë dhe jam shumë krenare të jem pjesë e ushtrisë amerikane”, ka thënë ajo.