Komuna e Prishtinës blen 10 mijë e 800 teste për COVID-19

Komuna e Prishtinës ka blerë 10 mijë e 800 teste për COVID-19 në vlerë 114,700 euro përmes furnizimit emergjent.

Përmes këtyre testimeve serologjike që do të bëhen në institucionet shëndetësore të Komunës së Prishtinës do të mund të identifikohen personat që janë në javën e parë të infektimit, ata që janë në fazën e avancuar apo ata që janë afër shërimit nga virusi. Por, po ashtu me një nga këto testime do të mund të identifikohet nëse personi e ka kaluar virusin para një kohe të caktuar.

Përmes kontratës së parë në vlerë 55,600 euro, e cila është nënshkruar me kompaninë “Biotek Kosovo”, janë blerë 4,800 teste me specifika “≥ 99%”. Komuna do të furnizohet me 2,400 teste për SARS-COV2 IgM dhe 2,400 të tjerë për SARS-COV2 IgG.

Komuna e Prishtinës blen 10 mijë e 800 teste për COVID-19

Dorentina Kastrati15.7.2020 – 19:35

Komuna e Prishtinës ka blerë 10 mijë e 800 teste për COVID-19 në vlerë 114,700 euro përmes furnizimit emergjent.

Përmes këtyre testimeve serologjike që do të bëhen në institucionet shëndetësore të Komunës së Prishtinës do të mund të identifikohen personat që janë në javën e parë të infektimit, ata që janë në fazën e avancuar apo ata që janë afër shërimit nga virusi. Por, po ashtu me një nga këto testime do të mund të identifikohet nëse personi e ka kaluar virusin para një kohe të caktuar.

Përmes kontratës së parë në vlerë 55,600 euro, e cila është nënshkruar me kompaninë “Biotek Kosovo”, janë blerë 4,800 teste me specifika “≥ 99%”. Komuna do të furnizohet me 2,400 teste për SARS-COV2 IgM dhe 2,400 të tjerë për SARS-COV2 IgG.

Me kontratën e dytë në vlerë 59,100 euro, të cilën e ka fituar kompania “Made-Kos”, Komuna e Prishtinës ka blerë 6 mijë teste me specifika “≥ 95%”. Kryeqyteti do të furnizohet me 2 mijë teste për SARS-COV2 IgA, 2 mijë teste për SARS-COV2 IgM dhe 2 mijë të tjera për SARS-COV2 IgG.

Kompanisë “Biotek Kosovo” i është dhënë afat prej 2 ditëve për dorëzim prej momentit të marrjes së lejes nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKMP), ndërsa kompanisë “Made-Kos” i është dhënë afat prej 7 ditëve që nga momenti i marrjes së lejes.

Me blerjen e këtyre testeve pritet që edhe Komuna e Prishtinës të nis me testime për COVID-19. Por, këto teste që do të bëhen në laboratorët që janë pjesë e sistemit shëndetësorë të Prishtinës janë teste serologjike, pra nuk janë teste të njëjta që bëhen në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR

Mikrobiologia Gjyle Mulliqi e ka shpjeguar për KALLXO.com se testet që pritet të bëhen nga Komuna e Prishtinës pritet të tregojnë tri rezultate sa i përket COVID-19.

“IgM antitrupat shfaqen në fund të javës së parë respektivisht deri në fund të javës së dytë. Po ashtu në fillim të infeksionit deri në javën e dytë dhe të tretë shfaqen edhe IgA antitrupat që në një mënyrë flasin për një gjendje të sëmundjes së tanishme. IgG antitrupat shfaqen kah fundi i muajit të parë dhe qëndrojnë më gjatë, ato në një mënyrë flasin për imunitetin, nëse qëndrojnë aq sa pritet të qëndrojnë sikurse te infeksionet e tjera”, ka deklaruar Mulliqi.