Kjo është kosovarja që është pjesë e policisë austriake, e cila luftoi mbrëmë terroristët

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë ka luftuar me terroristët rrugëve të kryeqytetit austriak.

“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vjenë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në “Twitter”.