“Katër ditë ka kënduar si bilbil” – Thaçi i përgjigjet Kurti: Do t’i vije turp nga fëmijët e tij

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i është përgjigjur deklaratave të liderit ët Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili tha se Thaçi ka kënduar si bilbil pranë prokurorit të Gjykatës Speciale.

Thaçi i ftuar në emisionin Dukagjin, ka thënë se për këtë çfarë po thotë Kurti në të ardhmen do t’i vije turp edhe nga fëmijët e tij.

Dhe sa i përket intervisimit tim që kam shkuar hapur me media për katër ditë dhe se do të ndjehet i turpëruar edhe para fëmijëve të vet dhe do të vije koha kur do t’i shpalosim veprimet anti-UÇK”, ka thënë Thaçi.

Tutje, Thaçi ka thënë për Kurtin se nuk ka nevojë të shqetësohet lidhur me Gjykatën Speciale.

“Ndërsa nuk ka nevojë të shqetësohet pse Kosova bashkëpunon me drejtësinë dhe nuk ka nevojë të merret me shpifje dhe duhet ta vras ndërgjigjeja për imoralin dhe etikën e tij dhe kështu që unë mendoj se janë lajthitje të kota”, ka thënë Thaçi.