Ish-zyrtari i PDK-së “befason” me deklaratë, Me Hajna e gabel nuk do të…

Ish-zyrtari i PDK-së “befason“ me deklaratë, Me Hajna e gabel nuk do të…

“Më lejoni që ti sqarojë shkaqet për dorëheqjen time njëheri nga posti i Sekretarit për marr ëdhënie të jashtme dhe dorëheqjen time nga partia, ku nisur nga krejt kjo çka u tha, kam vendosur që mos të vu aj për listën që do të përpilohet, për Këshill drejtues e as për kryesi të kësaj partie.

JO NUK DO TË APSTENOJ, se me abstenua dmth. Se nuk pajtohem me përzgjedhjen por unë do të ja marrë të drejtën vehtës të votoj në përgjithësi për këto çështje: Vullnetarishtia marr të drejtën vehtës me votua sepse unë nuk e ndijej vehtën me anëtar të kësaj partie, nuk dëshiroj që të jam bashkëfajtorë me HAJNA DHE GABEL (keqabërës) që në emër të UÇK bëjnë uzu rpimet e pronave private apo shtetërore, pa i dhënë kujt përgjegjësi për zhdukjen e pronës së shtetit të Kosovës. Nuk dëshiroj të jam pjesë e nji strukture politike që është duke bërë frenimin e procesit të pavarësisë, e ju jeni duke bërë, POR TASH E TUTJE PA MUA”, kishte deklaruar Berishaj në fjalimin e tij, më 21 maj të vitit 2000, në mbajtur kongresi i parë i PDK-së, të cilin e ka siguruar.