India shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, India i ka regjistruar 38,902 raste të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë në shtetin me 1.3 miliard banorë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1,077,618 persona të infektuar dhe mbi 26,816 viktima, shkruan “CNN”,

India i ka mbi 373,000 raste aktive, ndërsa më shumë se 677 mijë pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Rajoni perëndimor i Maharashtras është më i prekuri nga sëmundja e re. Atje janë regjistruar mbi 300,000 të infektuar dhe 11,596 viktima.

Autoritetet shëndetësore në Indi kanë thënë se deri më tani për koronavirus i kanë testuar më shumë se 13.7 milionë persona.