Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, i ka quajtur “të lodhta foret e Vjosa Osmanit me homazhet”, që është duke i bërë gjatë ditës së sotme, pas marrjes së postit si ushtruese e detyrës si presidente.
Mushkolaj thotë se këto veprime të Osmanit janë plotë formë, por pa asnjë përmbajtje.
“T’lodhta këto foret e Vjosa Osmanit me homazhe, frymëzim, blla, blla… Plot formë, e aspak përmbajtje“, ka shkruar Mushkolaj.
Osmani, gjatë ditës ka bërë homazhe tek varri i ish presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe tek komandanti legjendar, Adem Jashari