‘I fyer i sharë nga disa individ, pse?’: Tahiri, po me duket vetja pakicë në mesin e popullit që isha betuar të vdisja për ta

Ish-ushtari i UÇK’së, Ridan Tahiri, është shprehur tejet i indinjuar me veprimet e atyre që ju gëzuan Hagës,

Tahiri përmes Facebook’ut ka thënë se i ka borxh vetëm regjimit të Milloshevicit.

Ndërsa tutje ka thënë se po ndihet pakicë në mesin e popullit për të cilët ishte i gatshëm që të flijohet.

Tahiri ka treguar se si po fyhet e shahet nga disa individ, vetëm se ishit radhitur në krahun e luftës duke mos shikuar as fe dhe as parti, për të mbrojtur vendin.

“I fyer i shar nga disa individ pse? Sepse jam i radhitur ne krahun e luftes dhe e mbroj me qdo kusht emblemen dhe te kaluaren time,dhe bashkluftetarve te mi qfardo partije feje qofshin ata.
Keshtu ishim pakic edhe perball nje ushtrije te serbis dhe ndaj shtetit serb,te njejta fyrje kishim edhe nga qytetaret serb”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.

Ndërsa, vlen të theksohet se ka pasur nga ata që i janë gëzuar Gjykatës Speciale dhe aktakuzave të ngritur ndaj ish udhëheqësve të UÇK’së.

Postimi i plotë:

Vetem regjimit te Millosheviqit i kam borgj.

Po me duket vetja pakic ne mesin e popullit tim qe isha i betuar te vdisja per ta.
I fyer i shar nga disa individ pse? Sepse jam i radhitur ne krahun e luftes dhe e mbroj me qdo kusht emblemen dhe te kaluaren time,dhe bashkluftetarve te mi qfardo partije feje qofshin ata.
Keshtu ishim pakic edhe perball nje ushtrije te serbis dhe ndaj shtetit serb,te njejta fyrje kishim edhe nga qytetaret serb.
-Une nuk te kam faj qe ti nuk ishe me mua ne male ne bore ne shi e ne vap.
-Une nuk te kam faj pse nuk i perkas bindjes tende politike,por nuk do te thot qe te urrej.
-Kur eshte ne pytje nje bashkluftetar i imi dhe lufta e shejt e UÇK_së nuk me intereson ciles parti i takon ai,e dua dhe do e mbroj me qdo kusht.
Mund te mos pajtohesh me mua per bindje qe kam,por te me fyesh dhe te me quash kriminel nuk te toleroj,nje dit edhe mund te shfaqem para teje dhe te kerkoj llogari qe me quajte kriminel