Hoti shkon në intervistë: Gazetarët e presin me ajvar dhe speca

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, do të jetë mysafir në Klan Kosova sonte me fillim prej orës 20:45.

Në momentin e arritjes në studiot e televizionit para fillimit të emisionit atij iu urua mirëseardhje në një mënyrë më të veçantë.

Gazetarët Milot Hasimja dhe Kushtrim Bekolli, kishin përgatitur një dhuratë për kryeministrin.

Ata i kishin përgatitur ajvar dhe speca.

Hoti vjen nga Rahoveci një vend i cili njihet për traditën e përgatitjes së ajvarit dhe kultivimit të specit.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10216966598267682&id=1548110693