Hoti me mesazh të shkurtër e të thjeshtë… për Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një fotografie të publikuara në Facebook ka kërkuar që të bartet maska.

“Vendose maskën”, është mesazhi të cilin Hoti e ka shoqëruar me një fotografi të tij të bërë në zyrë ku ai ka vendosur një maskë.

Mesazhi i shkurtë e i thjeshtë i Hotit vjen një ditë pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në dy paraqitje publike me plot njerëz përreth, doli pa i përfillur udhëzimet e institucioneve shëndetësore për të bartur maskë.

Rastet pozitive me COVID-19 janë ritur javëve të fundit në Kosovë me mbi 200 raste pothuaj çdo ditë ndërsa shtretërit në spitalet e vendit janë duke u zënë me pacientë të infektuar.

Në Kosovë aktualisht janë mbi 7 mijë persona të prekur me COVID-19.

7137 janë pozitiv me coronavirus, 3874 të shëruar dhe 177 të tjerë kanë vdekur.